Kandidati kryesor për kancelarin e ardhshëm gjerman, Olaf Scholz, e quajti sot presidentin bjellorus Alexander Lukashenko një “diktator të keq” i cili “përdor njerëzit e dëshpëruar në një lojë të turpshme” për të ushtruar presion mbi BE, duke aluduar në krizën e emigrantëve në kufiri midis Bjellorusisë dhe Polonisë.
“Së pari, duhet thënë qartë se në Bjellorusi ka një diktator të keq. Nuk ka asgjë për të mbuluar, ai ka humbur të gjithë legjitimitetin”, tha Scholz në një darkë të organizuar nga gazeta “Suddeutsche Zeitung”, transmeton Reuters.
Ai shtoi se sanksionet më të rrepta të Bashkimit Evropian janë përgjigja e duhur ndaj veprimeve të Bjellorusisë në lidhje me krizën e emigrantëve, duke shtuar se raportet për fluturimet e para të kthimit të emigrantëve tregojnë vendosmërinë e bllokut evropian dhe se tashmë ka sjellë rezultate të mira.
Top Channel