Shtetet e Bashkuara e panë me shqetësim testin raketor të kryer nga Rusia së fundi, duke e cilësuar atë si “të rrezikshëm dhe të papërgjegjshëm”.
Moska lëshoi në hapësirë një satelit të saj, por ky veprim krijoi një re të madhe mbeturinash që detyroi ekuipazhin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të ndërmarrë veprime.
“Më herët sot, Federata Ruse në mënyrë të pamatur kreu një test satelitor shkatërrues kundër një prej satelitëve të saj. Testi deri më tani ka gjeneruar mbi 1,500 mbeturinash orbitale dhe qindra mijëra copa më të vogla që tani kërcënojnë interesat e të gjitha kombeve”, u shpreh zëdhënësi i DASH, Ned Price.
Departamenti i Shtetit thotë se testi do të rrisë rrezikun për astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës si dhe aktivitetet e tjera të fluturimeve të njerëzve në hapësirë.
Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës është një stacion hapësinor në orbitën e ulët të Tokës.
Ky është një projekt shumëkombësh bashkëpunimi që përfshin pesë agjenci hapësinore pjesëmarrëse: NASA (SHBA), Roscosmos (Rusi) , JAXA (Japoni), ESA (Agjenci Evropiane) dhe CSA (Kanada).
Pronësia dhe përdorimi i stacionit hapësinor përcaktohet me traktate dhe marrëveshje ndërqeveritare.
Top Channel