Sipas përllogaritjeve të OKB-së, deri në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të ulet në 860 mijë banorë.

Shifrat e fundit të INSTAT-it, për lindjet dhe vdekjet, në 3-mujorin e tretë të 2021-shit, tregojnë për një rënie të vazhdueshme të numrit të lindjeve, në vend.

‘Gjendja ekonomike i frenon çiftet të martohen e të bëjnë fëmijë.

Ata bëjnë llogari që nuk kanë shtëpi, mirëqënie dhe bëjnë ose 1 ose asnjë fëmijë.

Nëna ime kishte 4 fëmijë, unë kam 2 fëmijë dhe ata 1 ose 2 fëmijë.

Ne nuk po riprodhojmë dot veten tonë.

Emigracioni është shkaku kryesor, po ikin të rinjtë, moshat e afta për riprodhim.

Unë jam nga Peja.

Edhe në Kosovë nuk po bëjnë më shumë fëmijë. Kriza dhe emigrimi janë shkaqet.’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA