“Për një plesht djegim jorganin”/ Berisha nuk kursen batutat gjatë foltores: Shqiptarët i dallon inteligjenca dhe zemërimi!

16/11/2021 18:22

Berisha bën thirrje për një dialog intensiv më çdo demokrat, ndërsa nuk kursen as batutat për shqiptarët, për të cilët thotë se dy tipare na dallojnë, një është inteligjenca dhe tjetra është ‘për një plesht djegim jorganin’.

“Sot në kryesi ne kemi 60% të anëtarësisë ‘exofficio’, ju bëj thirrje të heqin dorë nga anëtarësia sepse asnjë vendimet e tyre janë nul, nuk janë legjitim, nuk janë të zgjedhur. Nuk është votuar, sepse kështu një njeri i papërgjegjshëm e kandiskan PD në këtë mënyrë. Ftoj që këto kohë që kemi të angazhohemi në një dialog intensiv me çdo demokrat, i duam të gjithë. Ne jemi shqiptarë, dy tipare psikologjike dallojnë te ne. Njëri është inteligjenca, tjetri është ‘për një plesht djegim jorganin’. Ja kemi thënë vetes dhe na e kanë njohur edhe të tjerët. Zemërimin e kemi të zakonshëm por duhet të bashkohemi te kontributi që kemi dhënë gjithë këto vite!”, tha Berisha.

“Në Kuvendin të 11 dhjetorit, do mbetet udhëheqësi i PD derisa të finalizojë ngritjen e kësaj force politike të tërheqë atë drejt fitores me votë të lirë. Edi Rama erdhi në pushtet duke bashkuar fallangat e krimit, qelbësirat e të gjitha llojeve. Të përmbysim narkoshtetin në Shqipëri”, shtoi më tej Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA