Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një takim me gazetarët dha detaje në lidhje me regjimin e posaçëm “41 Biss” në vendin tonë.
I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, ai u shpreh se do të ketë emra të tjerë që do të bëhen publik më vonë.
Ai u shpreh se ka në dorë raste konkrete të personave me rrezikshmëri kriminale që plotësojnë kushtet për t’u vendosur në regjimin e posaçëm në burg.
“Trajtimi i rasteve të tjera për regjimin sigurisht që nuk është stopuar, shumë shpejt do të kemi raste të tjera të vendosjes në këtë regjim që do të bëhen publike dhe për juve. Në tavolinën time ka raste konkrete të personave me rrezikshmëri kriminale që në vlerësimin paraprak objektiv të rasteve plotësojnë kushtet për t’u vendosur në këtë regjim të posaçëm”, tha ministri.
Top Channel