Një mal i tërë me inerte, lumi i ndotur që kundërmon në erë dhe për ironi një shëtitore buzë tij.

Në urën e Babrrusë nga të dyja anët e lumit inertet kanë mbuluar zonën, ndërsa ndërtimet e pallateve të reja ndodhen fare pranë. Disa prej vendgrumbullimeve të tyre janë të hershme shprehet një banor i zonës:

“Që nga viti 1997. Kemi bërë ankesa, po nuk kemi marrë përgjigje.”
Ndërsa disa vendgrumbullime janë krijuar së fundmi me banorët që shprehen se gjatë natës kamionët shkarkojnë mbetjet buzë urës të ndihmuar edhe nga bizneset private:

“Po ata i hedhin gjatë natës.

“I kemi dëgjuar kamionët që vijnë gjatë natës. Këtej nga ana jonë duken ata.”

Hedhja e inerteve në vendgrumbullime të paligjshme përbën një krim mjedisor të ndëshkueshëm nga ligji. Këto mbetje shpeshherë përmbajnë edhe lëndë plastike, të cilat ndotin ujin, si dhe dëmtojnë tokat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA