Kuvendi vijon sërish sot diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin e vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.

Seanca e një dite më parë është shoqëruar nga debate e përplasje të forta mes qeverisë dhe opozitës.

Kryeministri Edi Rama tha se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje, ndërsa është kundërshtuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Basha sërish akuzoi qeverinë se e ka vënë buxhetin e vitit 2022 në shërbim të klientëve të saj dhe një grupi të vogël personash.

Diskutimet në seancën maratonë një ditë më parë u mbyllën pas gati 11 orësh, ndërsa do të vijojnë edhe sot.

Buxheti i qytetarëve dhe i rimëkëmbjes e cilësojnë përfaqësuesit e qeverisë, teksa për deputetët e opozitës drafti nuk parashikon mbështetje për shtresat në nevojë.

Kritikat më të forta janë lëshuar për paketën fiskale pasi sipas deputetëve të opozitës ndryshimet e propozuara do të godasin rëndë bujqësinë dhe sektorin prodhues.

Buxheti për vitin 2022 arrin në 5.2 miliardë euro dhe parashikon një nivel ambicioz të ardhurash prej rreth 4.4 miliardë euro apo 537 miliardë lekë.

Qeveria pret që ekonomia vitin e ardhshëm të arrijë në 4.1%, ndërsa synon uljen e borxhit publik në 78.9.

Ndërsa sa i takon paketës fiskale, ndryshon ligji për TVSH-në, ku hiqet kompensimi 6% për fermerët, rivendoset taksa 10% për imputet bujqësore dhe vendoset tavan i ri për investimet në bujqësi që përjashtohen nga pagesa e TVSH-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA