Lulzim Basha tregoi se kishte shumicën në Kryesinë e Partisë për të thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD me date 18 dhjetor. Pika e parë e rendit të ditës së Kuvendit të Lulzim Bashës, që godiste Sali Berishën shkaktoi përplasje të ashpra në mbledhjen maratonë që zgjati 6 orë.
Mbështetësit e ish-kryeministrit ishin minorance. Me 26 vota propozimi i Bashës u mirarua. Aldo Bumçi, Belind Këlliçi, Ivi Kaso votuan kundërr. Në shenjë proteste Albana Vokshi, Flamur Noka, Edi Paloka, Gent Strazimiri u larguan nga salla.
“Unë iu propozova të shtonin propozime për rendin e ditës por nuk pranuan. Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”- tha Bardhi.
31 vjetori i themelimit të PD pritet të mos jetë festë për demokratët pasi të gjendur mes dy kuvendesh, i pari i thirrur nga ish-kryetari dhe i dyti nga kryetari aktual, dhjetori mund të shënojë përçarjen më të madhe të Partisë Demokratike.
Top Channel