Asnjë viktimë nga COVID nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 5 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 160.957.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 1.474 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.295.464 teste.
Sa i përket numrit të shëruarve, 22 persona kanë fituar betejën kundër COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 157.570 ndërkohë numri i rasteve aktive me COVID-19 është 407.
Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 2.800 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.597.345 doza të vaksinës. Deri më sot, 751.131 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Top Channel