Kërcënuan një 14-vjeçare nëpërmjet telefonit, policia shpall në kërkim dy persona nga Lushnja
16/11/2021 12:49
Dy persona janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kërcënuan në telefon një 14-vjeçare.
Burimet nga policia e Lushnjës, thanë se shtetasit M.K., 18 vjeç dhe D.H., 23 vjeç, banues në Lushnjë janë shpallur në kërkim pasi në mënyrë të vazhdueshme kërcënuan dhe shqetësuan përmes telefonit një 14-vjeçare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit M. K., 18 vjeç dhe D. H., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se kanë kërcënuar dhe bezdisur në telefon në mënyrë të vazhdueshme një shtetase 14 vjeçe”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel