“Gati për zjarr”, helikopteri iranian i afrohet luftanijes amerikane

16/11/2021 15:28

Mediat iraniane publikuan një video ku pretendonin se shfaqej një  helikopter ushtarak iranian duke iu afruar shumë luftanijes amerikane, “USS Essex”.

Incidenti ndodhi në Gjirin e Omanit. Pentagoi e akuzoi republikën islamike për sjellje të pasigurt dhe joprofesionale, pasi helikopteri iu afrua rreth 23 metra luftanijes dhe i rrotullua rreth saj tre herë, thotë Fox News.

Ekuipazhi i luftanijes mori menjëherë masat e duhura për mbrojtjen me forcë, sepse në ato momente iu dukën të nevojshme  dhe vepruan në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ai shtoi se episodi nuk pati ndikim në operacionet e anijes. Në fillim të nëntorit, Garda revolucionare iraniane doli me pretendimin se kishte zmbrapsur një përpjekje të Marinës së SHBA-së, për të kapur një cisternë të naftës në Gjirin e Omanit.

Televizioni shtetëror e raportoi incidentin por nuk dha detaje se kur ka ndodhur. Sipas tij, Marina amerikane e kishte cisternën iraniane të naftës dhe kishte transferuar ngarkesën e saj në një cisternë tjetër, të nisur drejt një destinacioni të panjohur.

E kontaktuar nga agjencia e lajmeve Reuters, Flota e Pestë e Marinës së SHBA-së u shpreh se nuk kishte asnjë informacion për të përcjellë lidhur me këto akuza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA