Kristi Bixheku një nga autorët e dyshuar si vrasës i Fridman Xhaferaj është arrestuar nga policia te spitali “Nënë Tereza”.
Fridman Xhaferraj u vra në qershor të këtij viti dhe më pas trupi i tij u hodh në një rezervuar në Vithkuq të Korçës.
Xhaferraj ishte personi i akuzuar për djegien me qëllim të 3 makinave në afërsi të një qendre tregtare ndërsa ishte lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Sipas të dhënave të policisë ai në datën 21 maj është liruar nga dhomat e paraburgimit duke u lënë në arrest shtëpie në fshatin Plug të Lushnjës.
Shenjat e gjetura në trupin dhe kokën e viktimës bënë që grupi hetimor të dyshojë se kjo mund të jetë një vrasje dhe se i riu para se te hidhej ne rezervuarin e Gjançit është dhunuar deri në vdekje diku tjetër.
Dy personat kryesorë të dyshuar për vrasjen e tij janë Lulzim Spahija me nofkën “Arapi” dhe miku i tij Kristi Bixheku.
Top Channel