Dy të diplomuar të Harvardit janë fituesit e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari.
Ne do të hyjmë në dialog për negociatat e koalicionit me të gjitha partitë, përveç GERB-it, partia e ish-kryeministrit Boiko Borisov, dhe DPS-së, partia e pakicës turke; deklaroi Kiril Petkov, i cili sipas të gjithë parashikimeve dhe rezultateve paraprake, dhe kolegu i tij, Asen Vasilev, arritën një fitore befasuese në zgjedhjet parlamentare dhe tani janë kandidatët më premtues për postin e kryeministrit.
“Partnerët tanë të natyrshëm janë Bullgaria Demokratike, BS, partia Socialiste Bullgare dhe “Ka një popull të tillë’. Qëllimet dhe parimet themelore të tyre janë në përputhje me tonat: të luftojmë korrupsionin dhe të zëvendësojmë prokurorin e përgjithshëm si fillim i funksionimit të sistemit gjyqësor”, u shpreh ai.
Antikorrupsioni dhe reforma në “Djemtë nga Harvardi”, siç i quajnë dy menaxherët e biznesit kanë qenë pjesë e qeverisë transitore pas zgjedhjeve të prillit 2021.
Në verë ata morën në dorë dy partitë e vogla “Volt” dhe “Klasa e mesme europiane” dhe krijuan aleancën “Ne vazhdojmë ndryshimin”.
“Ata nuk kanë mëkate politike dhe rrezatojnë energji, vrull dhe kurajë për ndryshim“, thotë për DW, Vesela Çrneva, Drejtore e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, EFCR, në Sofje.
Ish-kryeministri Boiko Borisov e komentoi humbjen e tij të përsëritur: “Të gjithë e kanë mbajtur tashmë arkivolin tim, por unë jam i lumtur që jam gjallë”, tha ai.
Ndërkohë, Petkov dhe Vasilev duket se nuk do ta kenë të lehtë të formojnë qeveri, sepsevotuesit bullgarë kanë votuar edhe një herë kundër rikthimit të Boiko Borisovit në pushtet – por sërish nuk kanë dhënë një shumicë të qartë qeveritare.
Top Channel