Burri shkon te ‘magjistari’ për të shpëtuar martesën, gjen vdekjen nga sëpata gjatë ritualit mistik (fotot)

16/11/2021 20:50

Një i ri ka gjetur vdekjen nga goditjet e sëpates, pasi shkoi te një “doktor magjie” për këshillim kur e la gruaja pas një vit martese.

Inxhinieri 33 vjeçar Anton Shabanov, kërkoi ndihmë nga ‘magjia e zezë’ kur gruaja e tij  Lyubov, 29 vjeçe, e la një vit pas dasmës së tyre.

Për këtë ai kërkoi ndihmën 32 vjeçarit  Nikolay Ivanov, i dënuar më parë për mashtrim.

Hetuesit në Rusi tha në se ‘rituali’ për shpëtimin e martesës së Ivanov përfshinte varrosjen e objekteve të çiftit  në një pyll në rajonin Astrakhan.

Por teksa ata performonin ritualin, Ivanov ishte tallur me “klientin” e tij dhe kishte ofenduar ish-gruan  e tij që e kishte lënë, u tha në gjykatë.

Ata më pas ishin përleshur , dhe Ivanov përdori sëpatën për të goditur disa herë dhëndrin fatkeq në kokë e në qafë.

Më pas ai kishte mbuluar trupin e tij me degë pemësh dhe u largua nga vendngjarja.

Ai u ndalua më vonë nga policia dhe pranoi vrasjen e Shabanov, i cili punonte për kompaninë energjitike Lukoil.

Gjykata burgosi Ivanov për nëntë vjet e gjysmë dhe u urdhërua të paguajë rreth $25 000 dëme.

Një mik i viktimës tha për rrjetin vendas 360TV: “Ata ishin ndarë, nuk ishin divorcuar por jetonin veçmas. Ai sigurisht që ishte zemëruar, por nuk mund të imagjinoj të nisësh rituale magjie që ta kthesh përsëri”.

Komisioni hetues tha: “Gjykata vendosi se rezidenti, duke dëshiruar të rikthente marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, vendosi të përdorte rituale okulte”.

“Për këtë ceremoni, ai duhet të varroste sendet e tyre personale në një vend të zbrazuar jashtë qytetit”.

Deklarata thoshte më tej se gjatë gërrmimit të gropës, Ivanov nis të fliste negativisht për ceremoninë dhe për gruan e viktimës dhe si rezultat një përleshje nisi mes tyre.”

“Gjatë konfliktit Ivanov goditi disa herë me sëpatë në kokë e në qafë rezidentin e Astrakhan. Më pas ai mbuloi trupin e viktimës me degë dhe i largua nga skena e krimit”.

Gjykata e rajonit Privolzhsky dënoi vrasësin me regjim strikt në një koloni penale.

FOTO GALERI
1/6
Inxhinieri 33 vjeçar Anton Shabanov, kërkoi ndihmë nga ‘magjia e zezë’ kur gruaja e tij Lyubov, 29 vjeçe, e la një vit pas dasmës së tyre.

Top Channel