Fotot/ Rama inspekton Qendrën Multifunksionale për Zhvillim Rajonal dhe aeroportin e Vlorës: Shtysë e re për turizmin
28/11 15:12
Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së partisë kreu i PD Lulzim Basha foli për mediat.
Ai deklaroi se Partia Demokratike është një dhe nuk do lejojë askënd ta përçajë atë, duke hedhur edhe një herë sulme ndaj Sali Berishës.
“Kuvendi Kombëtar do të mbahet më 18 dhjetor dhe jam krenar për vendimin e Kryesisë pas pothuaj 6 orësh diskutimesh, dua t’i falënderoj të gjithë, pavarësisht prej mendimeve apo votës së tyre, për përkushtimin që demonstruan dhe për legjitimimin e plotë të besimit që u kanë dhënë demokratët. Një parti, një kuvend më 18 dhjetor dhe e sigurt është që nuk do të lejoj askënd ta mbajë Partinë Demokratike peng- u shpreh Basha.
Top Channel