Babai i Johnson në telashe/ Akuzohet për ngacmim seksual

16/11/2021 14:22

Jo kryeministri britanik Boris Johnson, por i ati i tij, Stanley është tashmë në qendër të një incidenti dhe ngacmimi seksual, i ndodhur rreth dy dekada më parë.

Stanley Johnson i cili ka qenë eurodeputet nga radhët e konservatorëve britanik, sipas një deputeteje dhe një gazetare pretendohet se i ka prekur  seksualisht në pjesën e vitheve, duke i goditur fortë në to dhe duke komentuar se “sa të bukura i keni sediljet”, siç citohet ai të ketë thënë.

Këto fjalë ai, ia ka thënë deputetes Caroline Nokes 49 vjeçe, gjatë konferencës së Partisë Konservatore në qytetin veriperëndimor të Blackpoolit, në vitin 2003, ndërkohë që gazetarja e gazetës, New Stateman, Ailbhe Rea pretendon se babi 81-vjeçar i kryeministrit e ka prekur atë në mënyrë të padenjë.

Këto pretendime u bënë gjatë një paneli në stacionin televiziv Sky News.

Caroline Nokes është ish zv-Ministre e Brendshme si dhe Kryetare e Komitetit parlamentar për Gratë dhe Barazinë dhe është deputete që nga viti 2010.

I pyetur për këto pretendime babai i kryeministrit Johnson, Stanley thotë se “nuk më kujtohen fare këto pretendime as më kujtohet se cila është Caroline Nokes, megjithatë s’ka asnjë koment, paçin fat dhe faleminderit”.

Stanaley Johnson ka qenë eurodeputet, por kurrë nuk është zgjedhur në parlamentin britanik. Ka pasur pretendime në libra të shkruar për jetën e tij dhe familjes se martesa e tij me nënën e ndjerë të kryeministrit Johnson ka qenë e palumtur , madje përmendet edhe ndonjë incident i dhunshëm, por i veçuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA