Carina është një mësuese yoga në Vjenë dhe nuk është vaksinuar kundër Covid-19, madje as nuk dëshiron që të vaksinohet

Tani ajo është e izoluar, ashtu si rreth dy milionë austriakë të tjerë të pavaksinuar.

Carina lejohet të largohet nga shtëpia e saj vetëm për arsye thelbësore, si puna apo blerja e ushqimeve, ndërsa nuk lejohet të futet në kafene dhe restorante.

Ajo shprehet se nuk arrin dot të kuptojë arsyen e këtij izolimi dhe për një fakt të tillë, ndjehet shumë e trishtuar.

Në mëngjes isha duke ecur pranë disa kafeneve, por është pak e çuditshme të shikosh njerëz brenda tyre dhe t’i e di fare mirë se s’mund të hysh. Një gjë e tillë të bën të ndjehesh i përjashtuar”, tha ajo.

Sipas saj, ajo bën pjesë tek ata njerëz që janë shpallur armik, duke theksuar se diçka e tillë nuk qëndron.

Unë nuk dua që njerëzit të sëmurën. Unë jam një njeri i padukshëm. Unë testohem rregullisht. Nuk jam një rrezik nga Covid-19, madje ky që kam marrë është një vendim shumë personal. Unë i kuptoj fare mirë njerëzit që vaksinohen dhe ata që s’duan të vaksinohen”, shprehet ajo.

Ka pasur disa protesta në disa pjesë të vendit në shenjë proteste kundër bllokimit.

Policia thotë se do të kryejë kontrolle të rastësishme tek njerëzit në vende publike dhe do të gjobisë këdo që nuk mund të tregojë një certifikatë vaksinimi ose shërimi.

Rreth 65 për qind e popullsisë së Austrisë është plotësisht e vaksinuar, një nga normat më të ulëta në Evropën Perëndimore.

Vendi aktualisht po përballet me shifra të larta infeksionesh me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Kancelari Alexander Schallengberg është shprehur se qeveria u detyrua të vepronte për shkak të numrit të lartë të të infektuarve.

Ai deklaroi se shkalla e vaksinimit ishte shumë e ulët dhe për këtë arsye personat që s’vaksinohen nuk do të kenë akses në shumë aktivitete të ndryshme.

Që nga shtrëngimi i masave, më shumë austriakë janë infektuar me Covid-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA