Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill
Dy shtetas janë ndaluar dhe dy të tjerë janë vënë nën hetim për vepra të ndryshme penale në Korçë.
Policia njofton se arrestoi 25-vjeçarin me iniciale K. Xh., pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim
25-vjeçari me iniciale M. J., banues në fshatin Bradashesh të Elbasanit, u arrestua pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Në Maliq, u vunë nën hetim për “Prerje të paligjshme të pyjeve” 52-vjeçari me iniciale Z. G. dhe 38-vjeçari me iniciale A. M.
Ata u kapën në qytetin e Ersekës dhe në aksin rrugor Lozhan-Maliq, duke transportuar me mjetet tip kamion “Benz” dhe “Audi”, sasi dru zjarri pa dokumentacionin përkatës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel