Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se PD ka humbur ish-kryeministrin Sali Berisha, por nga ana tjetër kanë fituar SHBA-në në betejën kundër atij që e quan regjimit të Edi Ramës.

I ftuar në “Top Talk”, në Top Channel, Alibeaj deklaroi se në përmbysjen e regjimit të Ramës PD ka nevojë për mbështetjen e SHBA.

“Pranoj se ka një lloj turbullimi mbas ngjarjeve që ndodhën pas 25 prillit. Në 25 prill qe një masakër e pastër elektorale dhe ajo që mobilizoi shumicën e shqiptarëve nën umbrellën e opozitës ndodhi. Ka një shqetësim te demokratët dhe kësaj iu vendos edhe dizenjimi non grata i zotit Berisha nga SHBA, është bërë e qartë për ne se është një vlerë statutore, e ekzistencës së PD-së lidhja e ngushtë historike me aleatët tanë. Sot nevoja më e madhe e të gjithë demokratëve është një orë e më parë përmbysja e regjimit. Në këtë luftë kundër regjimit ne kemi nevojë edhe për të pasur mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë”, tha Alibeaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA