Për shkak të situatës dramatike epidemiologjike, qeveria austriake ka marrë vendim për vendosjen e masave më të rrepta kufizuese për personat e pavaksinuar, që parashikon krijimin e kufizuar dhe do të përfshijë edhe fëmijët mbi 12-vjeç.
Masa e re, e cila u ra dakord në një takim virtual me guvernatorët e provincave, ka hyrë në fuqi në mesnatën e kaluar. Sipas vendimit të qeverisë, të gjithë qytetarët që nuk janë vaksinuar kundër virusit korona do të gjenden në një “bllokim” të rreptë.
Ata që nuk kanë një certifikatë vaksinimi të vlefshme, një certifikatë COVID-19 jo më e vjetër se 180 ditë, nuk do të mund të shkojnë më në të gjitha dyqanet. Me futjen e rregullit “2G”, të pavaksinuarit tashmë janë penguar të hyjnë në ambiente hoteliere, turistike, argëtuese dhe sportive, por edhe në parukeri, sallone bukurie e të ngjashme.
Tani e tutje, ata do të mund të shkojnë vetëm për të blerë furnizime për përdorim të përditshëm, si sende ushqimore dhe higjienike. Të gjithë personat e pavaksinuar do të mund të dalin nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë gjërat e nevojshme ditore, për të vizituar mjekun, për të shkuar në farmaci, për t’u rikuperuar fizikisht dhe mendërisht, pra për të ecur, si dhe për të ndihmuar të tjerët.
Kjo e pamundëson krejtësisht daljen në restorante, bare, diskoteka, por edhe në koncerte apo në kinema, gjë që është ende e mundur vetëm për të vaksinuarit dhe të kuruarit. Gjithashtu, personat e pavaksinuar kanë të drejtë të takohen vetëm me një person nga një familje tjetër.
Top Channel