Votohet thirrja e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 dhjetor, tre kundër

15/11/2021 21:33

Në selinë blu është bërë votimi për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së në 18 dhjetor.

Shumica e kryesisë së Partisë Demokratike vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor. Propozimi i Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori 26 vota pro, 3 vota kunder te anetareve Belind Kellici, Ivi Kaso, Aldo Bumçi, 3 abstenim, 4 nuk moren pjese në votim, 2 mungonin.

Ndërkaq, deputeti Ervin Minarrolli ka abstenuar, ndërsa deputeti Tomorr Alizoti nuk mori pjesë në votim, por u shpreh kundër Kuvendit të datës 18 dhjetor.

“Jemi nje parti, do të kemi vetem 1 Kuvend. Nuk do të lejojmë askënd të marrë këtë parti peng!”- tha  Basha në mbyllje të mbledhjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA