
Zgjedhjet lokale të 17 tetorit dhe 14 nëntori nxorën një hartë tjetër politike në komunat e Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës arriti ta kthej qeverisjen në kryeqytet me arkitektin Përparim Rama. Kjo parti poashtu doli e dyta në nivel vendi me gjithsej shtatë komuna të fituara.Parti me numrin më të madh të komunave doli PDK-ja me gjithsej nëntë.
Madje, kjo parti arriti ta rikthej qeverisjen në komunën e dytë më të madhe në vend, Prizren.
Në anën tjetër, rezultat tjetër nga ai që pritej mori LVV-ja.
Kjo parti që në raundin e parë nuk arriti të marrë asnjë komunë, në të dytin fitoi vetëm katër, përfshirë Gjilanin.
AAK-ja arriti të fitoi pesë komuna, përfshirë Gjakovën ndërsa Nisma vazhdon ta mbaj bastionin e njëjtë Malishevën.
Partia minoritare me numrin më të madh të komunave të fituara është Lista Serbe me gjithsej dhjetë.
Top Channel