Ndryshojnë rregullat e udhëtimit drejt Europës/ Çfarë duhet të dini para hyrjes në fuqi të sistemit të ri më 10 prill Të gjitha aplikimet për dokumente dhe shërbime të tjera, qytetarët do të mund t’i marin ‘online’ brenda 31 dhjetorit, u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama.
“Revolucioni digjital në shërbim të qytetarit, sipërmarrjes, zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe luftës kundër krimit dhe korrupsionit, me buxhetin e vitit 2022, merr një shtysë të re.
Jo vetëm certifikatat janë online prej disa vitesh, por me 31 dhjetorin e këtij viti, mbyllen online të gjitha shërbimet publike të dokumenteve që nuk kanë nevojë për praninë fizike, siç është në rastin e marrjes së gjurmës së gishtave për pasaportë apo shërbim tjetër shumë specifik. Ndërkohë, hyjmë në fazën e mbylljes së ciklit, jo vetëm për aplikimet online dhe një pjesë të shërbimeve që mbyllen edhe me dhënien e dokumentit online me vulë elektronike pa pasur asnjë kontakt me zyrat e shtetit, por për të gjitha shërbimet”, shpjegon Rama.
Po ashtu, qytetarët mund të denoncojnë për ndërtime pa leje, ndotjen e mjedisit dhe probleme të tjera që konstatojnë në terren.
Rama tha se qendra digjitale e qarkullimit rrugor është një projekt në proces.
“Mbrojtja kibernetike do të hyjë në prioritetet tona. Edukimi teknologjik i fëmijëve, ku do të fillojmë start up-e”, tha kryeministri, duke folur për projekt buxhetin e vitin 2022 në kuvend.
Top Channel