Protesta në Vienë pas urdhrit diskriminues të izolimit të të pavaksinuarve (fotot)

15/11/2021 19:23

Mijëra njerez u mblodhën sot në kryeqytetin Vienë për të protestuar kundër njoftimit të kancelarit Alexander Shalenberg të izolimit kombëtar prej të hënës, për personat e pavaksinuar ndaj Covid-19 ose që nuk kanë kaluar së fundmi virusin.

Rreth 65 përqind e nëntë milionë banorëve të Austrisë janë të vaksinuar, teksa në të gjithë BE llogaritet se shifra qëndron në 67 perqind.

“Është një hap i vështirë që po marrin por për fat të keq i nevojshëm,” tha kancelari Shallenberg për gazetarët, i cili nje muaj me pare pasoi ne post te dorehequrin Kurz.

Masat detyrojnë çdo person mbi 12 vjeç që nuk është vaksinuar, të mos lejohet të dalë nga shtëpia përveç për arsye të blerjes së ushqimeve, stërvitjes apo kërkesës së ndihmës mjekësore.

Kontrolle të rastësishme do të organizohen nga autoritetet në 10 ditët e ardhshme, pas së cilave do të kryhet një rivlerësim i situatës, tha minsitri i shëndetësisë Volfgang Muckstein.

Parlamenti i Austrisë kontrollohet nga koalicioni i Shalenberg mes të Gjelbërve e Konservatorëve.

Austria bëhet vendi i parë që vaksinon fëmijët nga 11 vjeç, ende pa u dhënë autorizimi nga agjencia evropiane e barnave EMA per nje hap te tille.

FOTO GALERI
1/5
Mijera njerez u mblodhën sot në kryeqytetin Vienë për të protestuar kundër njoftimit ekstrem të kancelarit Alexander Shalenberg të izolimit për personat e pavaksinuar ndaj Covid-19 ose që nuk kanë kaluar së fundmi virusin.

Top Channel