Propozimi i Palokës për zgjidhjen e konfliktit në PD me negociata, Berisha: Jam dakord, por a pranon Basha?

15/11/2021 19:28

Gjatë konferencës për media, ish kryeministri Berisha ka mbështetur propozimin e bërë nga Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, për të zgjidhur konfliktin në PD me negociata.

Por edhe pse ai është dakord që ky propozim të nis që sot, Berisha u shpreh se megjithatë një propozim të tillë nuk e pranon kurrsesi Basha.

Berisha: Edi Paloka sot para mediave ka propozuar një kompromis, që secila palë të caktojë një përfaqësues të ulen në zyrën e Edi Palokës dhe të verifikojnë çdo formular, çdo firmë, unë deklaroj se pranoj propozimin e Edi Palokës dhe emrin që ai ka përzgjedh, jua thotë mendja se pranon Basha? Ata janë tmerruar, futja e formularëve ne seli i ka sfazuar komplet, por e pranoj propozimin e Palokës dhe të fillojnë të verifikojnë një më një sot, asgjë askush nuk mund të lëvizë një germë të vetme të rendit të ditës të përcaktuar nga anëtarësia. Ky proces dëshmoi se sa larg, sa shumë ishin larguar nga baza, nga njerëzit që derdhin lumenj djerse dhe që marrin shumë më pak se të tjerët këta zotërinj, ndaj dhe revolucioni paqësor do tu japi secilit vendin e tij.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, propozoi më herët negociata që të mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike, madje duke përcaktuar edhe emrat e negociatorëve që sipas tij mund të jenë Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.

“I kam propozuar palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim të njeri-tjetri. Të dyja palët të caktonin nga një person, që mund të ishte Ivi Kaso, dhe për palën tjetër mund të ishte Ervin Minarolli. Mund të ketë edhe të tjerë. Ta çojmë procesin përpara. Kush të dojë të vijë në zyrën time dhe të bëjmë verifikime, me telefon dhe pa telefon si të duan”, u shpreh ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA