“PD në shinat e legjitimitetit më 18 Dhjetor”,  Basha i përgjigjet Berishës nga kryesia: Më 11 ka tubim, jo Kuvend

15/11/2021 20:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me deklaratat e këtij të fundit se nuk tërhiqet nga mbajtja e Kuvendit më 11 dhjetor.

Basha në reagimin e tij nga Kryesia, tha se Berisha duhet të ‘zhvishet’ nga çdo iluzion se nuk ka dy PD, as institucione paralele. Ndër të tjera tha se me 11 dhjetor do të ketë tubim, por jo Kuvend.

Reagimi i Bashës

PD nuk vepron me “nëse”, janë firmat apo nuk janë firmat. PD ka rregulla dhe statut të qartë. Momenti i verifikimit të firmave ka qenë cdo ditë para 11 nëntorit. Sic u bë e qartë nga disa nismëtarë, shkelja është bërë në mënyrë të qëllimshme për mungesë besimi tek organet legjitiime të PD. Ndërkohë që jemi këtu, nismëtari ka deklaruar, pa asnjë tagër statutory se Kuvendi do të jetë më 11 dhjetor.

Dua t’ju zhvesh nga cdo iluzion. Nuk ka 2 PD, ka vetëm një PD dhe nuk ka për të patur institucione paralele.

Më 11 dhjetor ka tubim, por jo Kuvend. Nuk jam as pengesa, as halli, as problem i Sali Berishës. Por unë dhe ju jemi përgjegjës që demokratet të mos përdoren mish për top për interesat e Sali Berishës apo dikujt tjetër. Largimi i këtij regjimi pa mbështetjen e aleatit strategjik është i paimagjinueshëm. Pavarësisht dëshirës, për fat të keq, na është bërë e pamundur nga mënyra antistatutore, përvec shinave të legjitimitetit që burojnë nga përgjegjësitë e kësaj kryesie dhe që ia kam parashtruar për miratim kryesie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA