Sekretari i Përgjithshëm i PD është pyetur nëse përjashtohen nga PD ata që marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar që do të mbahet nga Sali Berisha më 11 dhjetor. Në përfundim të mbledhjes së kryesisë ku u vendos që mbledhja të mbahet më 18 dhjetor, Bardhi tha se do të ketë vetëm mesazhe për bashkim pasi është moment i vështirë për PD.

Bardhi: Nuk jam për përjashtime, jam për përfshirje. PD ka nevojë jo vetëm për secilin prej anëtarëve të PD, jo për secilin prej demokratëve por ka nevojë të afrojë rreth vetes edhe individë të tjerë që qëndrojnë larg apo nuk kanë votuar për PD. Nuk dot ë dëgjoni nga unë asnjë mesazh për përjashtim, veçse mesazhe për bashkim.

Ky është moment i vështirë për PD dhe secili duhet të ngrihet në lartësinë e përgjegjësive që i ka ngarkuar demokratët. Kryesia e partisë ka përgjegjësi ndaj demokratëve, nuk ka përgjegjësi ndaj halleve personale të askujt. Kryesia e partisë është votëbesuar nga Këshilli Kombëtar. Ky i fundit është votëbesuar nga Kuvendi Kombëtar i PD për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesin e demokratëve. E kam thënë dhe e përsëris, hallet personale, shqetësimet personale ti mbajnë jashtë kësaj godine, ti mbajnë në shtëpitë e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA