Në përfundim të mbledhjes së kryesisë së PD, Edi Paloka ka folur para mediave duke thënë se bëri një propozim për verifikimin e firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, por sipas tij, nënkryetarët patën guximin të thonë hapur “le të shkatërrohet PD”.
Edi Paloka: Unë prapë bëra propozim në Kryesi që ta zgjidhim këtë ngërç meqënëse janë mbledhur pavarësisht se dikush bën sikur dyshon që janë mbledhur. Ofrova që të dy palët me përfaqësues të vinin dhe të bënin atë që kërkuan deri dje. Verifikimin e firmave.
Kuvendi do të jetë një anti-miting. Gjithë vlerat e partisë janë vënë në diskutim. Sot janë përbuzur demokratët e thjeshtë vetëm për interesa të dikujt. Dy nënkryetarët patën guximin që të thonë hapur le të shkatërrohet PD. Le të shkatërrohet PD që këta të mbajnë disa karrige bosh që nuk i hyjnë në punë askujt.
Top Channel