Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilaj vendosi të tërhiqet nga politika, pasi humbi garën në Malishevë.

Kilaj tha se dëshiron që Malisheva të ecë rrugës së zhvillimit dhe përparimit.

“Të dashur qytetarë të komunës së Malishevës, të dashur simpatizantë e aktivistë të PDK-së, sot vendosi populli për udhëheqësit e tij! Unë uroj më të mirën për Ju! Dua që vendi im të ecën rrugës së zhvillimit dhe përparimit-kam luftuar për këtë! Unë e respektoj këtë vendim! Jufaleminderit të gjithë Ju që më mbështetët dhe ishit me mua! Për mua jeta politike ka mbaruar! Vendit i kam borxh gjithmonë! Jufaleminderit përjetësishtē të gjithë Ju që më besuat!”, ka shkruar Kilaj në Facebook.

Ndërkohë që sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, në Malishevë ka fituar Ekrem Kastrati nga Nisma Socialdemokrate ka fituar 53.19 %, ndërsa Kilaj 46.81%.

Top Channel