Mundësia për të ndjekur ndjeshjen kualifikuese të Shqipërisë do të pasonte në debate të shumta dhe krisje mes banorëve.

Ilirit, Sabianit, Arjolës dhe Monikës iu dha mundësia për të zgjedhur edhe një banor tjetër për këtë aktivitet.

I përzgjedhuri do të ishte pikërisht Kledi, zgjedhje e cila do të nxiste edhe debate të mëtejshme.

Einxhel pretendoi se ishte iniciatorja e vërtetë e këtij aktiviteti, mundësi të cilën e përfitoi pasi fitoi lojën e “Ninxhave”.

Ajo tregoi se kjo kërkesë kishte lindur prej Donaldit dhe se ai e meriton vërtetë t’i bashkohej atij grupi.

Kaq mjaftoi që Einxhel dhe Iliri të degradonin komunikimin mes tyre duke etiketuar njëri-tjetrin me epitete si fallxhore, skuth, intrigant, frikacak apo i pafytyrë.

Iliri insistoi se me Einxhel nuk do të dëshironte të kishte asnjë kontakt, ndërsa gazetarja repikoi duke thënë se nuk i ka bërë asgjë Ilirit për të merituar këtë qëndrim të tij.

 

Pjesë nga debati:

Einxhel: Kjo është torturë dhe dënim, aty e kishit djalin tjetër dhe e dinit që ai donte më shumë ta shihte. Kjo gjë nuk ishte e drejtë

Iliri: Pse festa ishte e drejtë?

Einxhel: Mos të flasim për drejtësi

Iliri: Ti dëshirën ia kishe dedikuar Donaldit?

Einxhel: Po, dhe të isha në vendin tuaj do e kisha marrë për bazë dëshirën tuaj. Ty nuk të intereson…

Iliri: Unë nuk e marr parasysh atë që po thua. Të ishte dikush tjetër po. Mes nesh ka një distancë dhe dua ta rrespektoj. Është thjesht  çështje preference

Iliri: Ti je fallxhorja e të gjithëve

Einxhel: Çfarë kam pasur t’i kam thënë në fytyrë, por ti je frikacak, i pafytyrë, hakmarrës dhe skuth.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA