Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj i është drejtuar me tone të larta anëtarëve të Kryesisë së PD-së gjatë mbledhjes së mbajtur ditën e sotmë në kryesinë e selisë blu.
Alibeaj, i cili del kundra Berishës pyet të pranishmit se përse vetëm demokratët duhet të bëjnë sakrifica për ish kreun e PD-së, ndërsa ky i fundit jo!
“Dizenjimi non grata është vdekje politike. Skishte zgjidhje tjetër PD”, thotë më tej Alibeaj, duke ju referuar kështu vendimet të kryedemokratit Basha për përjashtimin e Berishës nga PD, pas shpalljes non-grata.
Enkelejd Alibeaj: Dizenjimi non grata është vdekje politike. Kush se kupton e ka problemin me veten. A ka njeri moral të thotë që nuk ekziston non grata? Jo s’ka. Skishte zgjidhje tjetër PD.
Pse vetëm demokratët do bëjnë sakrifica për Sali Berishën? Po Sali Berisha nuk bën dot sakrifica për PD dhe të vazhdonte betejën e vet!
Top Channel