Gati 10 % e popullsisë adulte në vendin tonë  është i prekur nga sëmundja e diabetit.

Ndërkohë, kjo sëmundje ka prekur edhe 700 fëmijë. Pothuajse çdo vit diagnostikohen 2000 raste të reja, falë kontrollit bazë mjekësor, i cili evidenton edhe ata që nuk e dinin se vuanin nga kjo sëmundje e cila vret në heshtje. Pacientë me diabet kërkojnë mbështetje financiare pasi kosto financiare për ta është e lartë.

Zv. ministrja e Shëndetëisë, prof. Mira Rakacolli thotë se Fondi rimburson rreth 20 milion dollarë trajtime për pacientët diabetikë dhe se do të vijojë t’i ketë në vëmendje për lehtësira.

14 nëntori është dita botërore e diabetit, ku secili duhet të ndërgjegjësohet për t’u ushqyer shëndetshëm , aktivitet fizik me qëllim parandalimin e kësaj sëmundjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA