Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për media është pyetur nëse po shkohet drejt një skenari për nxjerrjen me forcë të kryedemokatit Lulzim Basha nga selia e PD.
Berisha u shpreh se anëtarësia e PD po i përmbahet me rigorozitet statutit të saj, ndërsa shton se frika dhe tmerri deri në palcë që i ka hyrë Bashës e Ramës, i shtyn ata në qëndrime absurde.
Pyetje: Kur Basha shpalli datën 18 dhjetor dhe 4350 janë shprehur për mbajtjen në 11 dhjetor, po shkohet drejt një skenari për të nxjerrë Bashën me forcë nga selia e PD?
Berisha: Ajo që po bën anëtarësia e PD po i përmbahet me rigorozitet statutit të saj. Problemi është se mendësia e pengut dhe detyrimi që i bën Rama, frika dhe tmerri deri në palcë që i ka hyrë, i shtyn ata në qëndrime absurde, në deklarata të shpëlara në verbëri të plotë politike. Asgjë s’ka ndarëse këtu. Kuvendi mbahet në 11 dhjetor. Nuk janë delegatët që provokuan. Se ju e keni parë zemërimin që shpërtheu në shtator ndaj kryetarit, spontan. Por pas atij zemërimi demokratët vendosën të flasin me firmën e tyre. Përpjekja e Bashës është banale, qesharake, e pabesë, e pashpresë, e pavlerë.
Top Channel