Më në fund banorët kanë përfunduar dënimin e tyre.

Prej disa orësh banorët janë detyruar të jetojnë në Dhomën e Dënimit, urdhër ky i ardhur si pasojë e zgjimeve të vona nga ana e tyre.

Zgjimi në mëngjes është një rregull i thyer për të disatën herë nga banorët dhe për këtë arsye ‘’Vëllai i Madh’’ vendosi që të ndërmarrë masat e nevojshme.

Banorët u detyruan të kalonin disa orë tentativë për tu përshtatur me kushtet e reja, larg përtej luksit dhe komoditetit.

Pas rreth 24 orësh në dënim, për banorët është vendosur që ata t’i rikthehen jetës normale.

Tanimë urojmë që ata të kenë marrë mesazhin e duhur dhe të jenë ndërgjegjësuar për mëngjeset në vazhdim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA