9-vjeçari bëhet viktima i 10-të i koncertit ‘satanik’ të reperit amerikan në Houston (fotot)

15/11/2021 20:14

Një djalë 9-vjeçar i plagosur në festivalin famëkeq Astroworld të një jave më parë në SHBA, tragjikisht ka humbur jetën dje duke u bërë viktima e 10-të e ngjarjes makabre.

Shërbesat funerale të disa prej viktimave u kryen kësaj fundjavë dhe dhjetra padi janë depozituar për koncertin kaotik të reperit Travis Scott, të quajtur nga shumë deshmitare “ritual satanik”.

Djali fatkeq i identifikuar si Ezra Blount kishte qenë në gjendje kome teksa përpiqej të kalonte plagët e rënda në kokë, në mëlçi e në veshka, sipas autoriteteve shëndetësore.

Fëmija i ndjerë kishte marrë plagët pasi babait të tij që e mbante, i kishin rënë të fikët në mes të turmës.

Ezra ishte në Houston për të parë “artistin e preferuar” me babanë e tij Treston Blount, tha për rrjetin CNN, gjyshi i viktimes, Bernon Blount.

Anëtarë të audiencës së koncertit tragjik ishin shtypur, shkelur dhe nuk arrinin të merrnin frymë në skenën e hapur kur reperi agresiv Travis Scott kishte nisur të performonte.

Dëshmitarë të tjerë nga ngjarja flisnin për “ajër mbytës, paaftësi për të shikuar e dëgjuar” apo dhe akuzonin se ishin shpuar me shiringa ose me substanca të panjohura.

“Kur djali im shkoi në koncert, po mbante të birin në shpatulla. Por teksa njerëzit shtynin ai nuk merte dot frymë dhje i kishin rënë të fikët,” tha Blount. “Kur babait i ranë të fikët, i biri ra nga shpatullat dhe u shtyp barbarisht nga turma.”

Kur Blount kishte ardhur në vete, Ezra ishte dërguar në spitalin e fëmijëve në Texas tha ai.

Në një prej videove të ngjarjes kengetari Scott shihet duke parë mjekët që mbajnë një viktimë të audiencës por ai vazhdon të këndojë.

Një ditë më vonë Scott tha se “nuk e dinte” se kishte pasur njerëz në rrezik.

Dhe në fakt skenografia e koncertit të Scott ishte “mali i ferrit” dhe një sy gjigant që shikon nga publiku.

Të tjerë dëshmitarë thanë se kishin ndjerë shpime gjilpërash në qafë gjatë performancës.

“Një roje sigurie që punonte në event ndjeu një shpim në qafë nga një sulmues i panjohur, teksa përpiqej të ndalonte një qytetar dhe menjëherë humbi ndjenjat.  Mjekët e risollën atë në vete me mjekimin anti-opiate NARCAN … ata e panë se ishte shpuar në qafë me shiringë,” shkruan rrjeti TMZ.

Imazheria e përdorur në postarat dhe skenografinë e koncertit famëkeq tregonte njerëzit që thitheshin në një “tjetër univers” dhe simbole që shpesh lidhen me kultin satanik “Iluminati,” që konsiderohet nga mediat si “teori konspiracioni.”

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/11/09/deshmitaret-e-koncertit-tragjik-ne-shba-ishte-ritual-satanik-ndjeme-shpime-gjilperash-fotot/

FOTO GALERI
2/5
Episodi tragjik i shtypjes kishte vijuar prej më shumë se gjysmë ore para se muzika të ndalonte

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA