Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell njoftoi një raund të ri negociatash midis Kosovës dhe Serbisë deri në fund të vitit.
Ai tha se gjithashtu se BE pret që të dy palët të respektojnë plotësisht marrëveshjet e dakorduara më parë.
“Kur është fjala për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne presim që Serbia dhe Kosova të respektojnë plotësisht marrëveshjet e dakorduara më parë, të bëjnë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve. Shpresoj se do të kemi një tjetër dialog të nivelit të lartë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Brukseli deri në fund të vitit,” tha Borrell pas një takimi të ministrave të jashtëm të BE-së.
Ai u bëri thirrje liderëve të të dyja palëve që t’i përgjigjen thirrjes së tij për dialog.
Borrell theksoi se “kuptohet se, nëse vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë anëtarë të BE-së, duhet të ndajnë të njëjtat pikëpamje me BE-në”.
“Pra, ata duhet ta shikojnë botën njësoj si ne, të ndajnë pikëpamje, analiza, të flasin… Ata nuk duhet të pajtohen verbërisht me ne, por ne duam të punojmë ngushtë së bashku. Do të jetë më e lehtë për ta kur ata shohin se çfarë këndvështrimi ynë për botën, për t’u harmonizuar me atë”, tha ai.
Top Channel