Vjosa Osmani shkëlqen gjatë procesit të votimit, shihet e veshur në një fustan të kuq elegant

14/11/2021 17:30

Sot po mbahet në Kosovë raundi i dytë i zgjedhje lokale, në 21 komuna që kanë shkuar në balotazh.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndërsa hidhte votën e saj në kutitë e votimit mori vëmendje me dukjen e saj elegante.

Presidentja kishte zgjedhur një fustan me ngjyrë të kuqe, flokët e zeza kaçurrela të lëshuara, ndërsa kishte vendosur grim të lehtë në fytyrë.

Presidentja po ashtu mbante të vendosur një maskë të zezë me logo të flamurit të Kosovës, siç mund të shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Telegrafi.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel