
Holanda do të kthehet në një bllokim të pjesshëm nga kjo e shtunë pasi qeveria urdhëroi restorantet dhe dyqanet të mbyllen herët dhe ndaloi pjesëmarrjen e qytetarëve në ngjarjet kryesore sportive në një përpjekje për të frenuar një rritje të shpejtë të rasteve të COVID-19.
Kryeministri në detyrë Mark Rutte tha se kufizimet që holandezët kishin menduar se kishin përfunduar përgjithmonë po ri-vendosen për tre javë.
Supermarketet dhe dyqanet jo thelbësore gjithashtu do të mbyllen më herët dhe masat e distancimit social do të rivendosen. Qeveria rekomandoi që jo më shumë se katër vizitorë të priten në shtëpi, teksa këto kufizime hyjnë në fuqi menjëherë, shkruan Reuters.
Kafenetë dhe klubet e natës do të duhet të mbyllen në orën 20:00 nga kjo e shtunë.
Top Channel