Raundi i dytë i zgjedhjeve në Prishtinë/ Kandidati i LVV-së, Arben Vitia: Sot vendoset fati i kryeqytetit!

14/11/2021 10:08

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka ftuar kryeqytetasit që të dalin në mënyrë masovike për të votuar në raundin e dytë për zgjedhje lokale, për ta forcuar dhe për të dhënë shembull të demokracisë.

Vitia, i cili votoi paraditen e kësaj të diele në qendrën e votimit “Ali Sokoli” në Prishtinë tha se dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin e Kosovës.

Dita e zgjedhjeve është thelbësore për demokracinë dhe shtetin tonë. Sot vendoset fati i kryeqytetit tonë prandaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit. Bëj ftesë që masivisht te gjithë bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët tonë të dalin në këto zgjedhje dhe ta forcojmë demokracinë, e të japim shembull ashtu siç kemi dhënë këto vitet e kaluara”, tha ai.

Në 21 komuna votohet sot për postet e kryetarëve, ndërsa 17 të tjera zgjodhën kryetarët e tyre në raundin e parë, që u mbajt më 17 tetor.

Rreth 1 milion e 270 mijë qytetarë mund të votojnë në 1 mijë e 638 vendvotime. Mbi 10 mijë vëzhgues vendas e ndërkombëtare do të ndjekin procesin e votimeve, raporton VOA.

Në raundin e parë, Partia Demokratike e Kosovës, fitoi në katër komuna e pasuar nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës që dituan nga dy.

Lista Serbe, subjekti kryesor politik i serbëve të Kosovës që mbështetet e nga Beogradi fitoi 9 nga dhjetë komunat ku shumicë janë pjesëtarët e këtij komuniteti.

Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti, nuk fitoi asnjë post për kryetar komune në raundin e parë, por është në balotazh në 12 komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA