Pajtimi surprizon Sarën, ajo e falenderon me puthje dhe përqafime
14/11/2021 16:51
Mes Sarës dhe Pajtimit ditët e fundit ka mbizotëruar një raport i ftohtë dhe me shumë pak komunikim.
Të dy vendosën që t’i mbanin qëndrim dhe të testonin ndjenjat e njëri-tjetrit.
Ditën e sotme Pajtimi vendosi që t’i japë fund kësaj krisjeje duke i organizuar asaj një surprizë.
“Sarah ♡, të do PM dhe Donald”,- do të shkruante ai në një letra me ndihmën e Donaldit dhe Beatrix.
Pasi pa surprizën Sarah u emocionua dhe e falenderoi Pajtimit me shumë puthje dhe përqafime.
Ata vendosën të lënë mënjanë keqkuptimet dhe të pajtohen me njëri-tjetrin.
Top Channel