Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit në 21 komuna.

Bazuar në rezultatet aktuale të KQZ-së, zgjedhjet komunale 2021 i ka fituar Partia Demokratike e Kosovës.

PDK në raundin e parë arriti të fitojë katër komuna, kurse në balotazh pesë, gjithsej nëntë.

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila arriti të fitojë shtatë komuna.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka marrë pesë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje katër komuna.

Rezultatet:

PDK: Prizren, Mitrovicë, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçaniku, Drenas, Dragash;

LDK: Prishtinë, Pejë, Lipjan, Istog, Viti, Junik, Fushë Kosova;

AAK: Gjakovë, Deçan, Suharekë, Klinë, Rahovec;

LVV: Kamenicë, Shtime, Gjilan, Podujevë;

Nisma Socialdemokrate: Malishevë;

Xhafer Gashi: Obiliq;

(Lista Serbe, ashtu si në zgjedhjet e kaluara lokale, ka fituar 10 komuna)

Sipas KQZ-së pesëmarrja e qytetarëve në këto zgjedhje deri në orën 19:00 është 38.48% apo 378 mijë e 730 qytetarë kanë votuar.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve të drejtë vote kishin 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë.

Numri i qendrave të votimit ishte 575 kurse vendvotime ishin 1,638./Telegrafi/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA