Kosovë/ EXIT POLL-et me rezultate të kundërta në tri komunat kryesore

14/11/2021 19:53

EXIT POLL-et e prezantuara nga televizionet kanë dhënë rezultate të ndryshme për të njëjtit kandidatë.

Për tri komunat, Prishtinën, Prizrenin dhe Gjilanin, EXIT POLL-et kanë nxjerr fitues të ndryshëm.

Ai i Klan Kosova, në Prishtinë ka nxjerr fitues Përparim Ramën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas këtij sondazhi ai ka fituar me një përqindje të ngushtë duke marrë 50.95%, derisa kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia ka marrë 49.05%.

Kurse EXIT POLL-i i prezantuar nga RTV Dukagjini ka nxjerr fitues Arben Vitinë me 50.9% të votave, ndërsa Përparim Ramën me 49.1% të votave.

Në komunën e Gjilanit, EXIT POLL-i i realizuar nga Tomor Qela e i prezantuar nga Klan Kosova e nxjerr Lutfi Hazirin e LDK-së fitues.

Ai ka fituar me një diferencë shumë të ngushtë duke marrë 50.87 % të votave, derisa kundërkandidati i tij Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 49.13 % të votave.

Lutfi Haziri (LDK): 50.87 %

Alban Hyseni (VV): 49.13 %

Ndërsa sipas EXIT POLL-it të realizuar nga kompania UBO-Consulting për RTV Dukagjinin në Komunën e Gjilanit fitues është kandidati i LVV Alban Hyseni.

Alban Hyseni: 52.1%

Lutfi Haziri: 47.9%

Më tej, sipas këtij EXIT POLL-i te Klan Kosovës, garën në Prizren e ka fituar Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës me një rezultat të ngushtë përballë Mytaher Haskukës së Vetëvendosjes.

Shaqir Totaj (PDK): 50.6%

Mytaher Haskuka (VV): 49.4%

Kurse sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini del që Komunën e Prizrenit do ta qeveris sërish Mytaher Haskuka nga LVV.

Sipas rezultateve të EXIT POLL-it, Haskuka ka marrë 50.2% kurse Shaqir Totaj i PDK-së ka marrë 49.8%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA