Kosovë/ Balotazhi në 21 komuna – ka mbetur vetëm edhe një orë nga mbyllja e qendrave të votimit

14/11/2021 18:08

Qytetarët e Kosovës në 21 komuna sot nga ora 07:00 po i drejtohen kutive të votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për t’i zgjedhur kryetarët komunal.

Procesi i votimit në raundin e dytë mbahet në 66 % të vendvotimeve, transmeton Telegrafi.

“Procesi i votimit do të mbahet në 66% të vendvotimeve apo në 1,638 nga 2,477. Numri i qytetarëve me të drejtë vote në raundin e dytë, e që u takojnë këtyre 21 komunave, është 1,260,571”, është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Votues në raundin e dytë janë 1,260,571 në 21 komuna, ndërsa 575 qendra votimi, 1,638 vendvotime.

Në raundin e dytë Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të garojë në 12 komuna: Prishtinë, Prizren, Gjilan, Shtime, Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të jetë në garë në nëntë komuna: Prishtinë, Gjilan, Viti, Vushtrri, Istog, Fushë Kosovë, Dargash, Podujevë dhe Junik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) garon në raundin e dytë në tetë komuna: Drenas, Kaçanik, Shtime, Vushtrri, Malishevë, Prizren, Dragash dhe Klinë.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) garon në pesë komuna: Gjakovë, Klinë, Rahovec, Junik dhe Istog.

Ndërsa, partia NISMA Socialdemokrate do të jetë në balotazh vetëm në Komunën e Malishevës.

Top Channel