Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me Covid-19.
Raste aktive aktualisht janë 428 persona ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Në 24-orëshin paraprak nuk u regjistrua asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa u shëruan 6 pacientë.
Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar afër 170.000 raste të infektimit, prej tyre 2,980 persona kanë humbur jetën.
Më herët, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në spitalet publike trajtim mjekësor nga COVID-19 po marrin 37 pacientë, prej tyre 13 me COVID-19 dhe 24 me simptoma të post-COVID-19.
“4 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensiv”, thuhet në njoftim.
Top Channel