Franca kualifikohet me “terminatorin” Mbappe, Mali i Zi fut në ankth Holandën,

14/11/2021 00:59

Franca siguroi kualifikim direkt në finalet e Botërorit “Katar 2022” dhe këtë e bëri me një fitore me goleadë 8-0 ndaj Kazakistanit në “Parc des Princes”, ku shënuar të tre lojtarët e sulmit, Mbappe, Benzema dhe Griezmann, plus Rabiot.

Serinë e golave të “gjelave” e hapi Mbappe që në minutën e 6-të, me sulmuesin e PSG-së që e tundi edhe dy herë të tjera rrjetën deri në minutën e 32-të, i shërbyer në të dy rastet nga Coman.

Dominimi i Francës vijoi edhe gjatë fraksionit të dytë, teksa shënuan dy herë rresht Benzema, më pas Rabiot e Griezmann me penallti, ndërsa Benzema në fund mbylli llogaritë me golin e katërt personal. Në Grupin G Holanda shpërdoroi një epërsi prej dy golash në fushën e Malit të Zi (Depay realizoi dy herë në minutat 25’ me dhe 54’, në rastin e parë me 11-metërsh, por vendësit kthyen ekuilibrat në rezultat me finalizimet e Vukotiv dhe Vujnovic) ku barazoi 2-2 dhe rrezikon tashmë jo thjesht vendin e parë por edhe eliminimin përfundimisht nëse mposhtet nga Norvegjia në sfidën e fundit dhe Turqia fiton me Malin e zi.

Pret biletën për në “Katar 2022” Belgjika, që në Grupin E fitoi 3-1 me Estoninë me golat e Benteke, Carrasco dhe Togen Hazard, që bënë të pavlefshëm finalizimin e Sorgas. Po në këtë grup, Uellsi shkatërroi 5-1 Bjellorusinë, duke ruajtur vendin e dytë me tri pikë më shumë se Çekia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA