Napoli, Conte në prag të ndeshjes me Milanin: “Duam të japim gjithçka. Lukaku? Nuk ka minuta loje… 18/12 01:16
Dani Alves është rikthyer te Barcelona. 38-vjeçari brazilian u largua nga Sao Paulo më 16 shtator, teksa tani është gati të fillojë aventurën e dytë me ekipin katalanas.
Anësori i djathtë (lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit me 44 trofe) mbajti veshur fanellën “blaugrana” në vitet 2008-2016, duke fituar gjithçka në “Camp Nou”.
Kapiteni i Brazilit do t’i bashkohet Barcelonës në stërvitje javën e ardhshme, ndërsa mund të zbresë në fushë nga muaji janar.
Klubi i famshëm spanjoll ka zyrtarizuar afrimin e tij falë një postimi në Twitter, ku shkruan: “një vrasës kthehet në shtëpi”.

Top Channel