Pogradec/ Maja e Malit të Thatë përfshihet nga flakët, dhjetëra forca zjarrfikëse nisen drejt vendngjarjes

13/11/2021 13:42
Foto Ilustruese

10 hektarë sipërfaqe toke janë përfshirë nga flakët në Malin e Thatë, në Pogradec.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes për ndërhyrje kanë shkuar 20 forca zjarrfikëses dhe pyjores së Bashkisë Maliq, si dhe ato të Pustecit.

Zjarri ka rënë në majë të malit, në të cilën ndodhet kryesisht bimësi e ulët. Nga ana tjetër bëhet edhe më e vështirë ndërhyrja nga toka për shuarjen e zjarrit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta