Përjashtohet deputeti ‘dezertor’/ Kastriot Rexhepi: Jam pro integrimit në BE, kundër qarqeve antishqiptare

13/11/2021 00:48

Deputeti i Lëvizjes ‘Besa’, Kastriot Rexhepi hodhi poshtë pretendimet se ishte zhdukur pa vullnetin e tij dhe sqaroi përmes një video se ai është pro integrimit në BE dhe kundër qarqeve antishqiptare.

Por menjëherë reagoi kreu i Lëvizjes BESA, Bilal Kasami i cili njoftoi përjashtimin nga të gjitha pozicionet partiake dhe të qenurit anëtar i Lëvizjes BESA të deputetit Kastriot Rexhepi.

Ndërsa Ali Ahmeti kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, pjesë e koalicionit qeverisës dhe aleat i kryeministrit Zoran Zaev tha se
Mohimi i Marrëveshjes së Ohrit, të Prespës, fqinjësisë së mirë, por edhe NATO-s, Bashkimit Europian, Republikës së Kosovës, gjuhës shqipe, nuk mund të ketë vend këtu.

Siç ju thash, nuk do të veprojmë as me emocione e as në eufori. Në Maqedoninë e Veriut dështoi tentativa e opozitës për të realizuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së Zoran Zaev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA