“Kujdes telefonatat nga Shqipëria”/ Alarmi në mediat greke për mashtrime të qytetarëve grekë

13/11/2021 19:41

Qytetarët grek po grabiten nëpërmjet call centerave shqiptarë dhe ukrainas.

Ky është alarmi që ngrejnë mediat greke, të cilat shkruajnë se nëpërmjet këtyre telefonatave që vijnë nga Shqipëria dhe Ukraina synohet nxjerrja e informacioneve personale dhe marrja e të dhënave të llogarive bankare.

Nëse merrni një telefonatë nga jashtë, konkretisht nga Londra, duhet të dini se personi që ju ka telefonuar nuk është miku juaj, por dëshiron të vjedhë para nga llogaria juaj. Muajt ​​e fundit, telefonatat me prefiksin 0040 janë bërë gjithnjë e më të zakonshme si në telefonat celularë ashtu edhe në ato fikse”, shkruajnë mediat fqinje.

Ata që bien në këtë kurth, shpesh i gjejnë llogaritë e tyre bankare të boshatisura. Në shkrim thuhet se për këto telefonata janë zgjedhur persona që dinë të flasin mirë greqisht dhe përpiqen të joshin viktimat e mundshme të investojnë në kompani që garantojnë shumë fitime, vetëm se këto janë kompani fantazmë që synojnë të nxjerrin informacione të llogarisë bankare.

Baza e mashtrimit është vlerësuar të jetë në Shqipëri, si dhe në Ukrainë. Pikërisht për një skemë të ngjashme Top Channel raportoi rreth një javë më parë se SPAK ka nisur një hetim, të kërkuar nga autoritetet gjermane dhe holandeze ku dyshohet se ishin të përfshirë 13 call centera që operonin në vendin tonë.

Top Channel