Procesi i votimit përmes postës për komunat në të cilat mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë të komunave ka përfunduar të premten në mesnatë.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për mediat vendase se kanë pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime.
“Gjatë periudhës së votimit përmes postës (29 tetor – 12 nëntor) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 1,571 pako të supozuara me fletëvotime”, deklaroi ai.
Të drejtën për të votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave e kanë vetëm votuesit e komunave në të cilat do të ketë zgjedhje.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për secilën komunë ku mbahet raundi i dytë është:
Gjakovë 1,089, Gllogoc 175, Gjilan 607, Dragash 1,090, Istog 707,Kaçanik 166 dhe Klinë 437.
Top Channel